Kina fillon vaksinimin kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 3-11 vjeç

Azia

Kina fillon vaksinimin kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 3-11 vjeç

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Fëmijët e moshave 3-11 vjeç do të marrin vaksinat kundër COVID-19 në Kinë, ku 76% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Ky vendim vjen pasi autoritetet vazhdojnë të mbajnë një politikë zero tolerancë ndaj valëve të reja të infektimeve.

Qeveritë lokale të qyteteve dhe provincave në të paktën pesë provinca njoftuan ditët e fundit se fëmijëve të moshave tre deri në 11 vjeç do t’u kërkohet të marrin vaksinat, shkruan Theguardian.

Zgjerimi i fushatës së vaksinimit vjen ndërsa disa pjesë të Kinës kanë marrë masa të reja shtrënguese në përpjekje për të eliminuar valë të reja të infektimeve.

Kina ka përdorur bllokime, karantina dhe testime të detyrueshme për virusin gjatë gjithë pandemisë, ndërsa ka vaksinuar plotësisht 1.07 miliardë njerëz në popullsinë prej 1.4 miliardë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat