Sulmohet një spital në Kabul, të paktën 3 të vdekur e 16 të plagosur

Azia

Sulmohet një spital në Kabul, të paktën 3 të vdekur e 16 të plagosur

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Në Kabul të Afganistanit një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohet nga talebanët tha se gjashtë kamikazë shkaktuan një shpërthim në hyrje të një spitali ushtarak. Ata ishin përpjekur gjithashtu të futeshin në ndërtesë, por rojet talebanë kishin arritur t'i ndalonin.

Zyrtarët e shëndetësisë bënë të ditur se të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj spitalit.

Zyrtari taleban i ministrisë së Mbrojtjes tha se ishte arritur të kapeshin gjallë dy nga sulmuesit.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen, një nga sulmet më të paskrupullta që kur talebanët pushtuan Afganistanin në muajin gusht. Militantët e Shtetit Islamik, një grup armik me talebanët, kanë marrë përgjesinë për disa sulme të kryera në të kaluarën në këtë vend./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat