Talebanët thonë se kanë kapur 600 militantë të Shtetit Islamik

Azia

Talebanët thonë se kanë kapur 600 militantë të Shtetit Islamik

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Talebanët

Talebanët thanë të mërkurën se që nga kthimi i tyre në pushtet në muajin gusht, ata kanë ndaluar rreth 600 anëtarë të degës lokale të Shtetit Islamik, të njohur si Shteti Islamik i Provincës Khorasan.

Një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës, emri i ri i agjencisë afgane të spiunazhit nën sundimin taleban, u tha gazetarëve në Kabul se në mesin e të ndaluarve kishte gjithashtu komandantë të "rangut të lartë" të organizatës IS-Khorasan.

“Këta individë të lidhur me Daesh-in po mbahen në burgje nën masa të rrepta sigurie”, tha Kahlil Hamraz gjatë një konference shtypi në Kabul.

Ai tha se janë vrarë rreth 40 militantë në operacionet e sigurisë që vazhdojnë kundër grupit në fjalë.

Zëdhënësi Hamrazi akuzoi ish-qeverinë afgane, se para rënies së Kabulit, kishte liruar nga burgjet rreth 1800 militantë të organizatës IS-Khorasan dhe kriminelë të tjerë.

Ai tha se të burgosurit e liruar qëndronin pas sulmeve të shtuara kohët e fundit me makina me bombë dhe aksione të tjera të dhunshme në Afganistan.

Organizata IS-Khorasan ka marrë përgjegjësinë për dhjetra sulme në të gjithë vendin, duke përfshirë sulme vetëvrasëse me bomba. Gjatë sulmeve janë vrarë e plagosur me qindra civilë afganë dhe forca talebane.

Talebanët publikuan detaje të sukseseve të tyre të supozuara kundër organizatës IS-Khorasan mes kritikave në rritje mbi aftësitë e tyre për t'u përballur në mënyrë efektive me një kërcënim terrorist në rritje.

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Thomas West tha këtë javë se shtimi i sulmeve të organizatës IS-Khorasan dhe prania e vazhdueshme e Al-Kaidës në vendin e Azisë Jugore përbënin shqetësim të thellë për Uashingtonin.

Megjithatë, i dërguari amerikan u tha gazetarëve në Bruksel të hënën se talebanët po ndërmerrnin “një përpjekje shumë të fuqishme” kundër grupit terrorist.

“Ne dënojmë humbjen e jetëve të pafajshme gjatë javëve të fundit nga sulmet e egra të ISIS-K në të gjithë vendin. Jemi të shqetësuar për shtimin e sulmeve nga ISIS-K dhe duam që talibanët të jenë të suksesshëm kundër tyre”, tha zoti West.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se brena një viti organizata IS-Khorasan mund të zhvillojë aftësi për të goditur jashtë Afgani/VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat