Të pavaksinuarit në këtë shtet duhet t’i paguajnë vetë shpenzimet për COVID-19

Azia

Të pavaksinuarit në këtë shtet duhet t’i paguajnë vetë shpenzimet për COVID-19

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 00:51
Qeveria hoqi këtë politikë për të pavaksinuarit, duke tërhequr kujdesin falas për ata që deri më tani kanë zgjedhur të mos e marrin vaksinën.

Njerëzit që nuk janë të vaksinuar dhe që preken nga COVID-19 në Singapor, tani e tutje duhet të paguajnë për trajtimin e tyre, pasi qeveria e këtij shteti e ka tërhequr mbështetjen.

Singapori ka mbuluar faturat mjekësore për pothuajse të gjithë pacientët COVID-19 që nga viti i kaluar, nën një masë për të lehtësuar shqetësimet financiare të qytetarëve të saj gjatë pandemisë.

Por tani Qeveria hoqi këtë politikë për të pavaksinuarit, duke tërhequr kujdesin falas për ata që deri më tani kanë zgjedhur të mos e marrin vaksinën.

Duke folur muajin e kaluar, ministri i Shëndetësisë Ong Ye Kung ka thënë se kjo po bëhet për të nxitur vaksinimin.

"Ne duhet të dërgojmë këtë sinjal të rëndësishëm, për t'i nxitur të gjithë të vaksinohen nëse keni të drejtë", ka thënë Kung.

Ashtu si një numër vendesh anembanë botës, Singapori ka miratuar masa në një përpjekje për të bindur njerëzit që të vaksinohen.

Disa qeveri evropiane, për shembull, po shtrëngojnë kufizimet për të vaksinuarit duke ndaluar hyrjen e tyre në restorante dhe zyra.

SHBA-ja ka ndërmarrë gjithashtu disa hapa me shpresën për të rritur shkallën e vaksinimit, si për shembull duke u kërkuar kompanive me më shumë se 100 punonjës që të sigurojnë që punëtorët e tyre ose të vaksinohen ose të prodhojnë një test javor negativ COVID-19.

Por ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja aktualisht kanë një normë të vaksinimit prej 67 përqind dhe 60 përqind respektivisht, përqindja e popullsisë së Singaporit që është plotësisht e vaksinuar qëndron në mbi 96 përqind, sipas qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat