Kryeministri i Izraelit vizitë e pazakontë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Azia

Kryeministri i Izraelit vizitë e pazakontë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:08
Kryeministri izraelit Naftali Bennett

Kryeministri izraelit Naftali Bennett do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe të dielën. Ai pritet të takohet me sundimtarin de facto të këtij vendi, në vizitën e parë të nivelit më të lartë që nga zyrtarizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve vitin e kaluar.

Udhëtimi vjen mes tensioneve të rritura rajonale, ndërsa fuqitë botërore po përpiqen të rinovojnë një marrëveshje bërthamore me Iranin. Izraeli ka kërkuar forcimin e mbrojtjes së përbashkët me shtetet arabe të Gjirit që ndajnë të njëjtin shqetësim mbi aktivitetet e Teheranit.

Megjithatë, së fundmi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë patur kontakte me Iranin. Të hënën e kaluar ata dërguan në këtë vend një zyrtar të lartë.

"Do të nisem sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në vizitën e parë të zhvilluar ndonjëherë nga një kryeministër i Izraelit", i tha zoti Bennett kabinetit të tij të dielën.

Zyra e kryeministrit njoftoi se ai do të takohet të hënën me Princin e Kurorës së Abu Dhabit Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan. Autoritetet në Abu Dhabi nuk e kanë konfirmuar deri tani vizitën.

Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me Bahreinin, Sudanin dhe Marokun normalizuan lidhjet me Izraelin nën një iniciativë të mbështetur nga Uashingtoni të quajtur "Marrëveshja e Abrahamit", e cila mban emrin e patriarkut biblik, një figurë që nderohet si nga hebrenjtë, ashtu edhe nga të krishterët dhe myslimanët./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat