Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Azia

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur Sulawezin jugor në Indonezi, duke bërë që njerëzit të evakuojnë shtëpitë dhe ndërtesat, raporton BBC.

Tërmeti ndodhi në orën 10:30 të martën, derisa ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme të mëdha.

Banorët kanë thënë se janë dëgjuar lëkundje të mëdha.

Në atë zonë ishte paralajmëruar edhe për cunami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat