Dhjetëra të vdekur në Filipine nga tajfuni

Azia

Dhjetëra të vdekur në Filipine nga tajfuni

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Agjencia për katastrofa e Filipineve tha se numri i viktimave ka arritur në 31. Dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur pas stuhisë së fuqishme që goditi Filipinet. Tajfuni Rai është stuhia më e fuqishme që ka goditur Filipinet këtë vit, duke shtuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe duke lënë tre milionë banorë pa energji elektrike.

Ekipet e shpëtimit po tentojnë që të ndihmojnë njerëzit në zonat më të prekura.

Prej ditës së enjte, tajfuni Rai ka goditur ishujt në juglindje të Filipineve, duke shkatërruar shtëpitë. Erërat arritën deri në rreth 190 kilometra në orë. Në ishullin Siargo të Filipineve, autoritetet thanë se tajfuni kishte bërë dëme të mëdha dhe se shuma e dëmeve llogaritet të jetë mbi 400 milionë dollarë.

Shërbimi Gjeofizik dhe Astronomik i Filipineve tha se tajfuni Rai tashmë ka kaluar në pjesën perëndimore të vendit dhe fuqia e tij po intensifikohet sërish. Parashikimet janë që tajfuni do të shkojë drejt Vietnamit dhe më pas do të kthehet në veri drejt Kinës.

Filipinet goditen mesatarisht nga 20 stuhi dhe tajfune brenda vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat