Viktima të shumta nga tajfuni në Filipine

Azia

Viktima të shumta nga tajfuni në Filipine

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 20:37
Në ishullin Siargao, Filipine (19 dhjetor 2021)

Guvernatori i një province ishull në Filipinet qendrore tha të dielën se të paktën 72 njerëz vdiqën në shkatërrimin e shkaktuar nga tajfuni Rai në më shumë se gjysmën e qyteteve që kishin arritur ta kontaktonin atë, duke e çuar në të paktën 146 numrin e të vdekurve nga tajfuni më i fuqishëm që ka goditur vendin këtë vit.

Guvernatori Arthur Yap i provincës Bohol tha se 10 të tjerë rezultonin të humbur dhe 13 ishin të plagosur, dhe la të kuptohej se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, pasi vetëm 33 nga 48 kryebashkiakë kishin arritur t'i raportonin shifrat për shkak të ndërprerjes së komunikimeve.

Zyrtarët po përpiqen të konfirmojnë një numër të konsiderueshëm vdekjesh të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e gjera.

Në deklaratat e postuara në Facebook, zoti Yap urdhëroi kryetarët e bashkive në provincën e tij me më shumë se 1.2 milionë banorë që të përdorin kompetencat e tyre për gjendjen e emergjencës për të siguruar pako ushqimore dhe ujë të pijshëm për një numër të madh njerëzish./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat