Rritet numri i të vdekurve nga Super Tajfuni Rai në Filipine

Azia

Rritet numri i të vdekurve nga Super Tajfuni Rai në Filipine

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Të paktën 375 njerëz tashmë dihet se kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishme goditi të enjten Filipinet, shkruan BBC.

Super Tajfuni Rai – me erëra prej rreth 195 kilometrash në orë – i detyroi rreth 400 mijë njerëz të vrapojnë për të shpëtuar kur goditi ishujt juglindore të vendit.

Të paktën 500 persona u plagosën dhe 56 të tjerë janë raportuar të zhdukur nga policia lokale. Ekipet e shpëtimit kanë përshkruar skena si “masakrim i plotë”. Por përcaktimi i shkallës së humbjeve është i vështirë, pasi komunikimi me një sërë zonash është ndërprerë.

Ekziston frika se rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet mund të kenë marrë më shumë jetë.

“Shumë zona nuk kanë energji elektrike, nuk kanë komunikim, kanë shumë pak ujë,” tha kryetari i Kryqit të Kuq të Filipineve, Richard Gordon. “Ka disa zona që duken sikur janë bombarduar më keq se nga Lufta e Dytë Botërore”.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka nisur një apel urgjent duke kërkuar 20 milionë franga zvicerane për të financuar përpjekjet afatgjata të ndihmës.

“Ekipet e emergjencës së Kryqit të Kuq po raportojnë masakër të plotë në zonat bregdetare. Shtëpitë, spitalet, shkollat ​​dhe ndërtesat e komunitetit janë grisur në copa”, tha Gordon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat