Erërat e forta ngritin në ajër kështjellën, me vete mori edhe fëmijët që ishin brenda – lëndohen gjashtë kinezë

Azia

Erërat e forta ngritin në ajër kështjellën, me vete mori edhe fëmijët që ishin brenda – lëndohen gjashtë kinezë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Ky është momenti shokues kur një kështjellë në formë balone me ajër ngritet në ajër nga erërat e forta dhe i përplas për tokë disa fëmijë në Kinë, ku si pasojë gjashtë prej tyre lëndohen.

Disa të rritur shihen sesi mundohen që kështjellën ta kapin, por erërat ishin aq të forta sa një gjë e tillë ishte e pamundur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Tongshan në provincën kineze Hubei. E kjo ndodhi vetëm dy ditë pas një kështjellë e tillë u godit nga një mini-tornado, duke e ngritur në ajër mbi dhjetë metra në Tasmani të Australisë, ku si pasojë humbën jetën gjashtë fëmijë.

Pamjet amatore shfaqin prindërit e fëmijëve duke tentuar ta kapin kështjellën, por ata vetëm sa i pësuan më keq – u goditën dhe u përplasën për tokë – njëjtë sikurse fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat