Trageti shkrumbohet nga flakët, mbi 37 viktima

Azia

Trageti shkrumbohet nga flakët, mbi 37 viktima

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 37 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur dhe shenja djegiesh si pasojë e një zjarri që përfshiu një traget në jug të Bangladesh.

Zjarri në traget nisi pranë qytetit të Jhalakathi ndërsa ai lundronte nga kryeqyteti Dhaka për në qytetin e Barguna. Disa prej viktimave u mbytën pasi u hodhën në ujë.

Numri i viktimave ka të ngjarë të rritet pasi shumë nga pasagjerët kanë djegie të rënda. Në momentin e zjarrin në bordin e tragetit thuhet se ishin rreth 500 persona.

Zjarri besohet se filloi në dhomën e motorit dhe u përhap me shpejtësi ndërsa trageti, tha zyrtari i shërbimit zjarrfikës Kamal Hossain Bhuiyan për mediat lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat