44 viktima mes tyre fëmijë dhe dhjetëra të lënduar nga moti i keq në Pakistan

Azia

44 viktima mes tyre fëmijë dhe dhjetëra të lënduar nga moti i keq në Pakistan

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:19
Ilustrim

Të paktën  44 persona kanë humbur jetën deri më tani dhe 41 të tjerë janë lënduar si pasojë e motit të keq dhe të ftohtë në Pakistan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 22 viktima mes tyre 10 fëmijë kanë ngelur të bllokuar nëpër makina, ku si pasojë e të ftohtit kanë humbur jetën në qytetin Murree, në Punjab.

Gjithashtu në Punjab, 7 persona të tjerë vdiqën nga shembja e një çati, nën peshën e borës. Ndërkohë 12 persona të tjerë humbën jetën dhe 29 u plagosën në lagjen veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhwa, në kufi me Afganistanin, nga moti i keq dhe me ngrica.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit pret një përmirësim për të paktën 72 orët e ardhshme.

Reshjet e borës nisën mbrëmjen e së martës dhe vijuan deri të premten në intervale të rregullta, duke tërhequr mijëra turistë. Reshje të tjera bore priten në 24 orët e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat