Përmbytjet shkaktojnë 8 të vdekur në Indonezi, evakuohen mijëra persona

Azia

Përmbytjet shkaktojnë 8 të vdekur në Indonezi, evakuohen mijëra persona

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:36
Përmbytje në Indoenzi

Si pasojë e përmbytjeve në rajonin Papua të Indonezisë kanë humbur jetën 8 persona.

Sipas lajmit në shtypin e vendit, 8 persona kanë humbur jetën dhe 7 mijë njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë që kanë qenë efektiv në Jayapura.

Ndër të tjera theksohet se të paktën 11 shtëpi kanë mbetur nën ujë.

Në përmbytjet e ndodhura një javë më parë në Ishullin Sumatra humbën jetën 2 persona dhe u evakuuan 24 mijë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat