Një bandë majmunësh në Tanzani rrëmbyen një foshnje nga duart e nënës – njëmuajshi vdes në spital pas lëndimeve

Azia

Një bandë majmunësh në Tanzani rrëmbyen një foshnje nga duart e nënës – njëmuajshi vdes në spital pas lëndimeve

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një foshnjë u vra nga një bandë majmunësh që e rrëmbyen nga mamaja e tij derisa ajo po e ushqente me gji.

Sipas medieve të huaja, njëmuajshi ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së familjes në një fshat në Tanzani kur tmerri ndodhi gjatë një pasditeje.

Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri derisa majmunët u larguan me Luhaiba-n, në fshatin Mwamgongo.

Komandanti i policisë rajonale të Kigoma, James Manyama, konfirmoi detajet e incidentit.

“Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh pushtuan shtëpinë dhe e morën atë”, tha oficeri.

“Ajo bërtiti për ndihmë dhe banorët e fshatit nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar në marrjen e fëmijës së saj – të identifikuar si Luhaiba Said – nga grupi i majmunëve”

Banorët arritën të gjenin majmunët dhe u përpoqën të çlironin foshnjën prej tyre gjatë incidentit të tmerrshëm të 18 tetorit.

“Kur erdhën banorët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, ai u lëndua në kokë dhe në qafë”, tha Manyama.

Luhaiba u lirua, por fatkeqësisht vdiq në spital më vonë derisa po trajtohej për plagët, shtoi komandanti i policisë.

Ai zbuloi se incidente të ngjashme ishin “jo të rralla” në fshatra sikurse Mwamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat