Atentati që tronditi botën, kush është autori që qëlloi pas shpine ish-kryeministrin japonez, lidhja me ushtrinë

Azia

Atentati që tronditi botën, kush është autori që qëlloi pas shpine ish-kryeministrin japonez, lidhja me ushtrinë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Teksa ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe po lufton për jetën e tij, gjithnjë e më shumë po dalin informacione për personin që hapi zjarr ndaj tij mesditën e së enjtes, ndërsa politikani veteran po mbante një fjalim elektoral në qytetin e Nara.

Sipas kryeministrit japonez Fumio Kishida , Abe është në gjendje  të rëndë shëndetësore.Sipas burimeve pranë policisë, rrjeti televiziv NHK raporton se autori qëlloi ish-kryeministrin, pasi ishte i pakënaqur nga politikat e tij.

Nuk është ende e qartë se pse autori i cili u identifikua nga policia si Tetsuya Yamagami , banues i përhershëm në Nara ishte i pakënaqur nga ish-kryeministri japonez.

Sipas mediave japoneze, autori i cili u arrestua menjëherë, është  ish-pjesëtar i marinës japoneze.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat