A ngatërroi shënjestër vrasësi i ish-kryeministrit japonez?

Azia

A ngatërroi shënjestër vrasësi i ish-kryeministrit japonez?

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:41
Shinzo Abe

Vrasja e ish-kryeministrit japonez ka tronditur të gjithë botën. Menjëherë pas vrasjes së tij, autori u kap nga forcat e policisë.

Sipas informacioneve, rezulton që nga marrja në pyetja, vrasësi synonte të godiste liderin e një grupi fetar që ai  besonte se kishte lidhje me ish-kryeministrin, shkruajnë mediat e huaja.

Vrasësi tha se nëna e tij ishte e përfshirë në një organizatë fetare, ku kishte dhuruar shumë të mëdha parash, të cilat i kishin shkaktuar probleme të rënda ekonomike familjes së tij.

Sipas raporteve të policisë, Yamagami kishte pakënaqësi për këtë organizatë fetare të paspecifikuar, por përjashtoi se ai ishte kundër ideologjisë politike të ish-kryeministrit.

Pasi zbuloi në internet një natë më parë se Abe do të merrte pjesë në një miting në qytetin e Nara, ai udhëtoi atje me tren.

Arma e zjarrit e punuar me dorë e përdorur për sulmin ishte 40 centimetra e gjatë dhe mund të fshihej lehtësisht në një tubim elektoral në Japoni dhe ishte pjesë e një koleksioni eksplozivësh dhe lloje të tjera armësh të gjetura në shtëpinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat