​Shefi i policisë në Nara “merr përgjegjësinë” pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez

Azia

​Shefi i policisë në Nara “merr përgjegjësinë” pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:59

Shefi i policisë së prefekturës ku u vra ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe tha se "merr përgjegjësinë" për dështimin e sigurisë që rezultoi në vrasjen e tij.

Shefi i policisë prefekturale Nara, Tomoaki Onizuka tha në një konferencë shtypi të shtunën se personeli i sigurisë së Abe ndoqi planin e miratuar nga ai.

“Pasi raportimi i parë i incidentit erdhi në orën 11:30, dhe u kuptua çfarë ndodhi, ishte kulmi i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në zbatim të ligjit. E ndjej peshën e përgjegjësisë sime”, shtoi Onizuka, duke u tingëlluar thellësisht emocionues.

Onizuka tha se autoritetet po shqyrtojnë se çfarë shkoi keq në aspektin e sigurisë, shkruan CNN.

Fakti që një ish-kryeministër mund të qëllohej për vdekje nga një distancë e afërt ndërsa mbante një fjalim në mes të ditës në një vend me shkallën më të ulët të krimit me armë në botë, ka tronditur Japoninë dhe ka bërë jehonë në mbarë botën.

Abe, 67 vjeç, u shpall i vdekur në orën 17:03. me orën lokale të premten, pak më shumë se pesë orë pasi u qëllua teksa mbante një fjalim gjatë një tubimt elektoral përpara një turme të vogël njerëzish në një rrugë.

Pavarësisht dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020 për arsye shëndetësore, Abe mbeti një figurë me ndikim në peizazhin politik të vendit dhe vazhdoi të bënte fushatë për Partinë Liberale Demokratike (LDP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat