​Sot varroset ish-kryeministri japonez Shinzo Abe

Azia

​Sot varroset ish-kryeministri japonez Shinzo Abe

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 10:07
Shinzo Abe

Me mijëra japonezë janë duke i dhënë sot nderimet e tyre të fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ceremonia mortore, e cila po mbahet në tempullin Zojoji në Tokio, është private dhe do të jetë e hapur vetëm për miq dhe familjen.

Brenda tempullit Zojoji po kryhen ritet budiste. Pas funeralit, automjeti që do të mbajë trupin e Abe do të kalojë përmes qendrës së Tokios.

Kujtojmë se ish-kryeministri 67-vjeçar u qëllua për vdekje të premten e kaluar teksa mbante një fjalim për fushatën në Nara në Japoninë jugore.

Në të gjithë Tokio, flamujt janë valëvitur në gjysmështizë dhe jashtë tempullit, një varg i gjatë qytetarësh, shumë prej të cilëve mbajnë tufa me lule, shtrihet në dy blloqe. Shumë prej tyre thonë për BBC se Abe u dha atyre një ndjenjë sigurie, një grua tha se gjatë ditëve të para të Covid, kur Abe ishte kryeministër, ajo ndjeu se ai e kishte trajtuar krizën në mënyrë efektive./AlsatM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat