Irani dhe Gazpromi nënshkruajnë marrëveshje për energjinë

Azia

Irani dhe Gazpromi nënshkruajnë marrëveshje për energjinë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:54
Presidenti rus Vladimir Putin (djathtas) dhe presidenti iranian Hassan Rouhani (majtas) marrin pjesë në një bisedime pas Këshillit Ekonomik Euroaziatik në Armeni. 1 tetor 2019.

Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompania shtetërore ruse e energjisë, Gazprom, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në vlerë prej rreth 40 miliardë dollarësh, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, SHANA.

Marrëveshja, e arritur më 19 korrik, përkoi me vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, në Teheran. Lideri rus po merr pjesë në një samit me homologët e tij nga Irani dhe Turqia.

SHANA raportoi se Gazprom do t’i ofrojë mbështetje Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit në zhvillimin e fushave të gazit në Kish dhe Parsin Verior, si dhe të gjashtë fushave të naftës.

Në dokument thuhet se Gazprom do të përfshihet po ashtu në përfundimin e projekteve të gazit të lëngshëm natyror dhe ndërtimin e tubacioneve për eksportin e gazit.

Irani është shteti i dytë në botë, pas Rusisë, me rezervat më të mëdha të gazit. Por, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara i kanë pamundësuar Teheranit që të ketë qasje në teknologji dhe kanë ngadalësuar zhvillimin e eksporteve të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat