Mot ‘i tërbuar’ dhe me vetëtima/ Rrufetë vrasin 20 persona në vetëm 24 orë!

Azia

Mot ‘i tërbuar’ dhe me vetëtima/ Rrufetë vrasin 20 persona në vetëm 24 orë!

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Të paktën 20 njerëz janë vrarë nga rrufetë në shtetit lindor indian të Biharit në vetëm 24 orë. Të mërkurën dhe të enjten parashikohen stuhi të tjera me vetëtima në pjesët veriore të shtetit.

Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar u ka kërkuar njerëzve që të ndjekin këshillat e autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive. Qindra njerëz vdesin në Indi çdo vit nga rrufetë gjatë shirave të musonit.

Një nga arsyet për numrin e lartë të vdekjeve është numri i madh i njerëzve që punojnë jashtë në Indi krahasuar me pjesët e tjera të botës, gjë që i bën ata më të prekshëm. Të martën, Kumar njoftoi një kompensim prej 5.008 dollarë për familjet e secilit prej të vdekurve.

“Pozicioni gjeografik i shtetit e bën atë veçanërisht të ndjeshëm ndaj goditjeve të shpeshta të rrufesë gjatë musoneve”, thuhet në raport.

Të dhënat satelitore të mbledhura nga Instituti Indian i Meteorologjisë Tropikale tregojnë gjithashtu se goditjet nga rrufetë janë “rritur me shpejtësi” midis 1995 dhe 2014. India regjistroi më shumë se 18 milionë goditje rrufesh midis prillit 2020 dhe marsit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat