​Kina nis stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit

Azia

​Kina nis stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës (PLA) ka filluar operacionet ushtarake në brigjet e Tajvanit, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës, duke cituar përfaqësuesin zyrtar të Komandës Luftarake të Zonës Lindore, Shi Jia.

“Sonte, Komanda Luftarake Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze filloi një seri operacionesh të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, si dhe stërvitje të përbashkëta ajrore dhe detare në det dhe hapësirën ajrore në veri, jugperëndim dhe juglindje të Tajvan”, sipas një raporti televiziv kinez.

PLA njoftoi më parë se do të zhvillojë stërvitje me armë konvencionale raketore sonte dhe objektivi do të vendoset në lindje të Tajvanit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës dënoi ashpër ardhjen e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, duke deklaruar se vizita e saj është “një kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Vizita ka një ndikim serioz në marrëdhëniet politike Kinë-SHBA dhe përfaqëson një ndërhyrje serioze në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat