Thatësira në Kinë zbuloi tri statuja budiste

Azia

Thatësira në Kinë zbuloi tri statuja budiste

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 19:29
Thatësira në Kinë zbuloi tri statuja budiste

Niveli i ulët i ujit të lumit Yangtze ka zbuluar një ishull të zhytur në qytetin jugperëndimor të Chongqing dhe tri statuja budiste mbi të, të cilat besohet të jenë 600 vjeçare.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se statujat u gjetën në pjesën më të lartë të ishullit. Ato besohet se janë bërë gjatë mbretërimit të dinastive Ming dhe Qing. Një nga statujat tregon një murg të ulur në një fron në formë zambak uji.

Niveli i ujit të lumit Yangtze po bie ndjeshëm për shkak të thatësirës dhe valës së të nxehtit në Kinën jugperëndimore.

Sasia e reshjeve pranë lumit të verdhë që nga korriku është rreth 45 për qind më e ulët se zakonisht dhe temperaturat e larta do të zgjasin të paktën edhe një javë, parashikojnë meteorologët. Deri në 66 lumenj në 34 qarqe rreth Chongqing janë tharë, njoftoi CCTV.

Thatësia kanë zbuluar thesare të fshehura prej kohësh edhe në Evropë. Arkeologët në Spanjë gjetën një rreth guri parahistorik që e quajtën "Stonehenge i Spanjës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat