Pakistani, thirrje botës për ndihmë pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Azia

Pakistani, thirrje botës për ndihmë pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 09:12
Pakistan

Pakistani po bën thirrje për ndihmë të mëtejshme ndërkombëtare pasi përmbytjet shkaktuan kërdi në të gjithë vendin.

ShBA, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera kanë kontribuar në këtë drejtim.

Mirëpo, një zyrtarë i ministrisë së brendshme ka thënë se nevojiten më shumë ndihma.

Nga këto përmbytje që nga qershori rreth 1 mijë njerëz kanë humbur jetë, shkruan BBC.

Në veriperëndim të vendit, mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre pasi lumenjtë në provincën Khyber Pakhtunkhwa shpërthyen duke shkaktuar përmbytje të fuqishme.

Provinca e Sindhit në juglindje të vendit gjithashtu është prekur keq, me mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat