Luftanijet amerikane lundrojnë për herë të parë në ngushticën e Tajvanit, që nga vizita e Nancy Pelosit

Azia

Luftanijet amerikane lundrojnë për herë të parë në ngushticën e Tajvanit, që nga vizita e Nancy Pelosit

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar nëpër ujërat ndërkombëtare të ngushticës së Tajvani, kanë bërë të ditur tre zyrtarë amerikanë për Reuters, që po cilësohet si operacioni i parë pas rritjes së tensioneve me Kinën për shkak të vizitës së Kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi në Tajvan.

Viteve të fundit luftanijet amerikane – e përkohësisht edhe të vendeve aleate si Britania e Madhe dhe Kanadaja kryejnë lundrime rutinore në ngushticës, duke nxitur zemërim te Pekini.

Kina pati filluar stërvitjet ushtarake në afërsi të ishullit pas vizitës së Pelosit në fillim të gushtit – ku këto stërvitje ushtarake vazhduan me javë të tëra.

Ardhja e Pelosit në Tajvani pati zemëruar Kinën, që e cilësonte si tentim të SHBA-ve që të “përfshihet në çështjet e brendshme të vendit”.

Këta zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti, kanë thënë se luftanijet e marinës amerikane Chanceloresville dhe Antietam, po kryejnë operacionet në këtë rajon.

Ngushtica e Tajvanit shpesh është burim i rritjes së tensioneve, që kur qeveria kineze ishte larguar nga Tajvani në vitin 1949, pasi kishte humbur luftën qytetare me komunistët që e themeluan Republikën Popullore të Kinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat