​Guterres kërkon të ndihmohet Pakistani për shkak të përmbytjeve masive

Azia

​Guterres kërkon të ndihmohet Pakistani për shkak të përmbytjeve masive

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres paralajmëroi sot se Pakistani po përballet me një "munson në steroide" pasi përmbytjet përfshin një të tretën e vendit.

Guterres i bëri thirrje vendeve botërore që t'i dalin në ndihmë Pakistanit, ndërsa ai nisi një apel prej 160 milionë dollarësh për të ndihmuar dhjetëra miliona të prekur nga fatkeqësia, raportoi BBC.

Në një video-mesazh, Guterres e quajti Azinë Jugore një "vatër të krizës klimatike", ku njerëzit kanë 15 herë më shumë gjasa të vdesin si rezultat i ndikimeve klimatike.

“Le të ndalojmë ecjen në gjumë drejt shkatërrimit të planetit tonë me ndryshimet klimatike. Sot është Pakistani. Nesër mund të jetë vendi juaj”, tha ai.

Guterres tha se apeli i OKB-së synon t'u sigurojë 5.2 milionë njerëzve ushqim, ujë, kanalizime, arsim emergjent dhe mbështetje shëndetësore.

Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 33 milionë pakistanezë, një në shtatë persona, janë prekur nga përmbytjet.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dorëzuar tenda dhe ilaçe, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë premtuar mbështetje.

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi dje se miratoi një kredi prej 1.2 miliard dollarësh.

Të paktën 1.138 njerëz kanë vdekur që nga qershori, dhe rrugët, të korrat, shtëpitë dhe urat janë përfshirë nga ujërat e rrëmbyeshëm në të gjithë vendin.

Rekordi i shirave munsonike të këtij viti, sipas shërbimit publik britanik, është i krahasueshëm me përmbytjet shkatërruese të vitit 2010, më vdekjeprurësit në historinë e Pakistanit, në të cilat vdiqën më shumë se 2000 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat