​Indi: Burri i vuri zjarrin vajzës që refuzoi propozimin e tij

Azia

​Indi: Burri i vuri zjarrin vajzës që refuzoi propozimin e tij

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Policia e Indisë ka ngritur një njësi të posaçme hetimore për të hetuar vdekjen e një vajze të cilës iu vu zjarri nga një përndjekës, propozimin e të cilit ajo e refuzoi, në një rast që ka nxitur zemërim në një vend me dhunë të përhapur ndaj grave.

Grupet hindu të linjës së ashpër kanë bërë thirrje që i akuzuari mysliman të dënohet me vdekje. Policia tha se i akuzuari jeton në të njëjtin vend me viktimën, në rrethin Dumka në shtetin lindor të Jharkhand.

Policia tha se burri ka derdhur vajguri mbi viktimën Ankita nga dritarja e shtëpisë së saj ndërsa ajo ishte duke fjetur dhe i ka vënë flakën. Ankita vdiq nga djegiet e rënda në spital.

"Dy zyrtarë të lartë janë vendosur në qytet dhe ata do të koordinojnë hetimin me mbikëqyrësin e policisë së qarkut," tha Amol V. Homkar, zëdhënës i policisë së qarkut. Ai shtoi se të akuzuarit dhe të bashkakuzuarit janë arrestuar.

Vishva Hindu Parishad (Këshilli Botëror Hindu) tha se shumica e komunitetit hindu do të dilte në rrugë në shenjë proteste nëse nuk do të merreshin masat e duhura.

Autoritetet e qarkut kufizuan lëvizjen e njerëzve.

“Pas mizorisë së Ankitës, vdekja e saj ka bërë që çdo indian të ulë kokën me turp”, shkroi në Twitter Rahul Gandhi, kreu i partisë kryesore opozitare të Kongresit.

“Sot ekziston një nevojë urgjente për të krijuar një mjedis të sigurt për gratë në vend”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat