Kryeministri i Pakistanit apelon për të luftuar ndryshimet klimatike

Azia

Kryeministri i Pakistanit apelon për të luftuar ndryshimet klimatike

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 17:42
Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif. 11 prill 2022.

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, i ka thënë një diplomati amerikan në Islamabad se bota duhet të intensifikojë luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike.

Këtë apel ai e ka bërë në kohën kur vendi i tij po përballet me përmbytje, të cilat kanë përfshirë një të tretën e Pakistanit.

Zyra e Sharifit tha se këtë apel ai ia bëri Derek Chollet, zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar Pakistatin nga përmbytjet.

Vërshimet në Pakistan kanë mbuluar me ujë pothuajse një të tretën e këtij shteti, teksa numri i viktimave ka arritur në 1.343. Nga vërshimet janë prekur 33 milionë njerëz nga popullsia prej 220 milionë banorësh.

Për këtë fatkeqësi faji i është hedhur ndryshimeve klimatike, teksa qindra mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe autoritetet pakistaneze kanë vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet arrijnë në vlerën e të paktën 10 miliardë dollarësh./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat