Pamje të rënda pas tërmetit - Ndërtesa të shembura e trena që dalin nga shinat

Azia

Pamje të rënda pas tërmetit - Ndërtesa të shembura e trena që dalin nga shinat

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Valë të rrezikshme cunami mund të shihen përgjatë vijave bregdetare brenda një rrezeje prej 300 kilometrash pasi një tërmet me magnitudë 6.9 goditi Tajvanin juglindor të dielën.

Paralajmërimin e bëri Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami për ishullin Miyako në Detin e Kinës Lindore pas tërmetit, i cili goditi distriktin Yujing në Tajvanin rural dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohë pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin ndërtesa të shembura, njerëz që ulërasin, trenë të dalë nga shinat dhe rrugë të dëmtuara.

USGS fillimisht i regjistroi dridhjet e tokës me një magnitutë 7.2, përpara se ta ulte në 6.9 të shkallës Rihter. Rreth 20 pasagjerë u evakuuan pasi një tren doli nga shinat në zonë, por nuk pati viktima nga incidenti, tha Administrata Hekurudhore e Tajvanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat