Çfarë ndodhi? Hakerohet televizioni shtetëror iranian, fotoja që u shfaq gjatë transmetimit të lajmeve po bën xhiron e rrjetit

Azia

Çfarë ndodhi? Hakerohet televizioni shtetëror iranian, fotoja që u shfaq gjatë transmetimit të lajmeve po bën xhiron e rrjetit

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:41
Hakerohet televizioni shtetëror iranian

Teksa po transmetohej edicioni kryesor i lajmeve të mbrëmjes, në ekran u shfaq një imazh i rrethuar nga flakët pranë fotografive të 22-vjeçares Mahsa Amini, vdekja e të cilës ka shkaktuar demonstrata të mëdha në të gjithë vendin.

Në sfond dëgjohet slogani i protestës “Gruaja, jeta, liria” ndërkohë që grupi i hakerëve Edalate Ali postoi detajet e tij në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar grupi hakoi kamerat e sigurisë.

Image
Mahsa Amini

Ai nxori në transmetim keqtrajtimin e të burgosurve në një burg që mbante kryesisht të burgosur politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat