Vriten 18 ushtarë sirianë gjatë një sulmi kundër një autobusi ushtarak në zonën e Damaskut

Azia

Vriten 18 ushtarë sirianë gjatë një sulmi kundër një autobusi ushtarak në zonën e Damaskut

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:13
Foto nga vendngjarja

Një mjet shpërthyes ka lënë të vdekur të paktën 18 ushtarë sirianë, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat gjendeshin në një autobus ushtarak në rrethinën e Damaskut, ndërsa ky shpërthim shënon një nga sulmet më vdekjeprurëse në disa muaj kundër trupave qeveritare siriane jashtë vijës së frontit aktiv, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Së fundmi janë shpeshtuar sulmet ndaj autobusëve në lëvizje, sidomos ata që përshkruajnë rrugët nëpër fshatrat e Damaskut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës që numëron viktimat dhe mbulon zhvillimet ushtarake në konfliktin 11-vjeçar, ka deklaruar se 18 ushtarë u vranë në shpërthim.

Dekada e fundit në Siri, ka marrë qindra mijëra jetë njerëzish duke e lënë vendin pothuajse të copëtuar.

Trupat qeveritare siriane kanë arritur të rimarrin një pjesë të madhe të territorit që kishin humbur nga luftëtarët e opozitës.

Por, incidentet e sigurisë kanë qenë në rritje rreth Damaskut dhe pjesëve të tjera të kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat