Kongresi i Kinës: Xi Jinping e mbron strategjinë e tij “Zero-COVID”

Azia

Kongresi i Kinës: Xi Jinping e mbron strategjinë e tij “Zero-COVID”

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:07
Xi Jinping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e ka mbrojtur strategjinë e tij për COVID-19 e cila u kundërshtua dhe ngjalli pakënaqësi të mëdha.

Ai, në një kongres historik i Partisë Komuniste që filloi në Pekin, ka thënë se “Zero-COVID” ishte një luftë e gjithë njerëzve për të ndaluar përhapjen e virusit.

Në Kinë është vërejtur një lodhje e qytetarëve nga bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit.

Pekini ka qenë nën masa të rrepta sigurie përpara fillimit të kongresit, duke shkaktuar zhgënjim në qytet ku u zhvilluar një protestë e rrallë dhe dramatike publike si kritikë ndaj Xi për “Zero-COVID”.

Xi, gjithashtu e trajtoi edhe çështjen e Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj. Tajvani dhe qeveria e tij e shohin veten të ndarë nga institucionet kineze.

“Pekini nuk do të premtojë kurrë të heqë dorë nga përdorimi i forcës, ribashkimi i plotë i vendit tonë duhet dhe do të realizohet”, ka thënë Jinping.

Në Hong Kong, Xi tha se Pekini kishte ushtruar kontroll atje, duke e kthyer situatën nga “kaosi në qeverisje”.

Xi, gjithashtu iu referua ndarjeve brenda partisë, duke thënë se sundimi i tij kishte “larguar rreziqet serioze të fshehura “.

Ai prej kur ishte kryetar i partisë është përballur me korrupsion në nivelet më të larta të partisë.  Një mandat i tretë si udhëheqës i Partisë Komuniste Kineze (PKK) do t’i hapë rrugën atij për t’u bërë lideri më i fuqishëm që nga Mao Ce Duni.

Rreth 2,300 delegatë janë mbledhur për të zgjedhur drejtuesit e partive dhe për të debatuar politikat kryesore, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat