Autobusi përplaset me kamion, 15 persona humbin jetën në Indi

Azia

Autobusi përplaset me kamion, 15 persona humbin jetën në Indi

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 10:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur sot në shtetin indian duke shkaktuar viktima dhe shumë të lënduar.

Të paktën 15 persona humbën jetën kur një autobus u përplas me një kamion në një autostradë në Indinë qendrore, tha sot policia lokale, raporton aa.

Të paktën 40 persona të tjerë u plagosën në aksidentin, i cili ndodhi në distriktin Rewa të shtetit indian të Madhya Pradesh të premten vonë mbrëma, shtoi policia.

Kishte 60 pasagjerë në autobus kur ai u përplas me një kamion, i cili ishte përplasur me një kamion tjetër në autostradë pak më parë, tha oficeri i policisë lokale Navneet Kumar.

Ai shtoi se shumica e pasagjerëve ishin punëtorë që udhëtonin në shtëpi nga shteti verior i Uttar Pradesh për të festuar festivalin hindu të dritave, Diwali.

India ka një nga normat më të larta të vdekjeve në botë, me qindra mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat