​146 viktima dhe 150 të plagosur në festën e Halloween në Korenë e Jugut

Azia

​146 viktima dhe 150 të plagosur në festën e Halloween në Korenë e Jugut

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 22:39
Korea e Jugut

146 persona kanë vdekur nga një përplasje mes turmave të mëdha që ishin mbledhur për Halloween, në një zonë të njohur për jetën e natës në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap, citoi shërbimet e urgjencës, duke thënë se edhe 150 të tjerë ishin plagosur në lagjen Itaewon të Seulit.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta, trupa në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR, që përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar nën trupat e njerëzve. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thirrur një takim urgjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat