Shumica e viktimave në Seul ishin adoleshentë dhe në të 20-tat

Azia

Shumica e viktimave në Seul ishin adoleshentë dhe në të 20-tat

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Të paktën 151 persona humbën jetën gjatë një rrëmuje njerëzish në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet pasi 19 persona në mesin e 82 që po trajtohen për lëndime janë në gjendje kritike.

Shumica e atyre që vdiqën ishin adoleshentë dhe në të 20-tat.

Në mesin e të vdekurve ishin 19 të huaj, tha Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrfikësve të Seulit në Yongsan.

Shtetësia e tyre ende nuk është bërë e ditur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat