Festa kthehet në tragjedi! Shkon në 153 numri i të vdekurve në këtë shtet

Azia

Festa kthehet në tragjedi! Shkon në 153 numri i të vdekurve në këtë shtet

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 08:40 Përditësuar në ora: 11:08 më 30.10.2022
Anëtarët e ekipit të shpëtimit bartin një trup të pajetë në vendin ku shumë njerëz vdiqën gjatë Festivalit të Halloween-it në Seul, Kore e Jugut. 30 tetor 2022.

Shkon në 153 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut

Ka shkuar në 153 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ndërsa 82 të tjerë janë plagosur.

Mes të vdekurve janë edhe 20 shtetas të huaj, thonë shërbimet e urgjencës në Seul, raporton BBC.

Incidenti vdekjeprurës i 30 tetorit, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 me orën lokale, ndodhi në Itaewon - një zonë të njohur të jetës së natës - në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit.

Pamjet e një nate më parë nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që intervenojnë te të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja.

Ekipi i shpëtimit dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes ku mbi 140 njerëz vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë festivalit Halloween në Seul, Koreja e Jugut. 30 tetor 2022.

Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si filloi përplasja e turmës.

Aktori Park Jung-hoon tha se turmat ishin "disa dhjetëra herë më të mëdha" se në Krishtlindje ose gjatë shfaqjeve të fishekzjarreve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në Twitter se ndihet i pikëlluar për atë që ndodhi në Seul.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjarët dhe miqtë e të vdekurve dhe të plagosurve”, ka shkruar mes tjerash ai.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin korean.

“Franca është me ju”, ka shkruar ai në Twitter.

Lideri kinez, Xi Jinping, i ka dërguar një mesazh homologut të tij të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, duke i ofruar ngushëllime viktimave dhe familjeve të tyre, raporton media shtetërore kineze CCTV.

Ai tha se në këtë fatkeqësi kishin humbur jetën katër kinezë dhe dy të tjerë ishin lënduar.

Festa kthehet në tragjedi!

Ka shkuar në 151 numri i persona që kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha që festonin Halloween në një zonë të njohur për jetën e natës në kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se mbi 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në lagjen Itaewon.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët në turmë. Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Karmagawa (@karmagawa)

Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent. Raportohet se kishte rreth 100 mijë persona që po argëtoheshin në zonë gjatë festimeve për Hallowen.

Postimet në rrjetet sociale të publikuara më herët tregojnë disa njerëz që vërejnë se zona e Itaewon ishte aq shumë e populluar sa ndiheshin të pasigurt edhe kur merrnin frymë. Më shumë se 400 punonjës të urgjencës nga e gjithë Koreja e Jugut janë vendosur në zonë, duke përfshirë çdo punonjës të disponueshëm në vetë kryeqytetin.

Këtu përfshihen 140 ambulanca që kanë nxituar për të trajtuar njerëzit në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat