Thellohet tragjedia në Korenë e Jugut, mbi 150 persona humbën jetën

Azia

Thellohet tragjedia në Korenë e Jugut, mbi 150 persona humbën jetën

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 13:47
Ilustrim

Mbi 150 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një situatë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Hallouinit të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Hallouinit, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan.

Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.

"Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur," tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj.

Shumë nga viktimat ishin gra të reja në të njëzetat e tyre, tha zoti Choi. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike dhe policia e pranishme për të mbjatur rendin në pritje të paradës së Hallouinit, kishte vështirësi në ruajtjen e kontrollit të turmës.

Ishte parada e parë e Hallouinit prej tre vjetësh, që kur vendi hoqi kufizimet e COVID-it dhe distancimin fizik. Disa dëshmitarë përshkruan se turma po bëhej gjithnjë e më e padisiplinuar dhe e parregullt me kalimin e orëve.

Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij.

Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit./voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat