Pamje trishtuese/ I rrethuar nga njerëz të armatosur - ky është momenti kur qëllua me armë zjarri ish-kryeministri Pakistanez!

Azia

Pamje trishtuese/ I rrethuar nga njerëz të armatosur - ky është momenti kur qëllua me armë zjarri ish-kryeministri Pakistanez!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:24
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar me armë zjarri.

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjetit që po transportonte ish-kryeministrin pakistanez, duke e plagosur lehtë atë disa nga mbështetësit e tij, tha një udhëheqës i lartë nga partia e tij.

Zyrtari i partisë, Asad Umar, tha se Khan është plagosur në këmbë dhe nuk është lënduar rëndë.

“Ai po dërgohet në një spital në Lahore, por nuk është plagosur rëndë. Një plumb e goditi në këmbë”, u tha Umar gazetarëve.

Siç shihet dhe nga pamjet e para pas incidentit, Khan shihet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, teksa çalon pas atentatit ndaj tij, i rrethuar nga njerëz të armatosur që sigurojnë mbrojtjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat