U plagos me armë gjatë protestave, flet për herë të parë ish-kryeministri: Nuk do i kisha mbijetuar sulmit nëse…

Azia

U plagos me armë gjatë protestave, flet për herë të parë ish-kryeministri: Nuk do i kisha mbijetuar sulmit nëse…

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 20:43
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka folur për herë të parë pasi u plagos me armë zjarri disa ditë më parë në një protestë në qytetin e Ëazirabad.

Në një videmoesazh nga spitali në qytetin e Lahor, Khan deklaroi se ai nuk do t’i kishte mbijetuar sulmit nëse dy autorët e ngjarjes do të kishin sinkronizuar lëvizjet me njëri-tjetrin.

“Pasi më qëlloi një prej tyre, unë u rrëzova. Ndërkohë që autori tjetër mendoi se unë kisha vdekur” – tha Khan.

Muajin e kaluar, komisioni zgjedhor i Pakistanit e skualifikoi Khan nga mbajtja e posteve publike, në një rast të përshkruar nga ish-ylli i kriketit si i motivuar politikisht.

Në një video të publikuar nga policia, një burrë i akuzuar se e qëlloi atë tha se ish-lojtari i kriketit po “mashtronte” njerëzit dhe se ai “dëshironte ta vriste” për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat