Dy shpërthime tronditin Jerusalemin, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Azia

Dy shpërthime tronditin Jerusalemin, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:23
Jerusalem

Dy shpërthime kanë tronditur, mëngjesin e sotëm, Jerusalemin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 19 të tjerë, mes tyre edhe fëmijë, në një sulm të dyshuar terrorist.

Sipas policisë izraelite, shpërthimi i parë ndodhi në një stacion autobusi pranë hyrjes së Jerusalemit në orën 07:06 të mëngjesit, duke plagosur të paktën 11 persona, përfshirë një person që vdiq më vonë.

Gjysmë ore më vonë, ka ardhur edhe shpërthimi i dytë në kryqëzimin Ramot të qytetit, në orën 07:30 të mëngjesit, në një orë piku gjatë të cilit trafiku rrugor ishte intensiv, ku tre persona u evakuuan me lëndime të lehta.

Hetimet fillestare treguan se mjete shpërthyese ishin vendosur në të dyja vendet e shpërthimit, ndërsa vijojnë kërkimet për të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat