Vdes kanibali që hëngri holandezen dhe s’u burgos kurrë

Azia

Vdes kanibali që hëngri holandezen dhe s’u burgos kurrë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:15
Issei Sagawa

Kanibali japonez, Issei Sagawa, i njohur si Kanibali i Kobesë, ka vdekur në moshën 73-vjeçare nga pneumonia.

Sagawa kishte qenë duke studiuar në Paris më 1981 kur e kishte ftuar studenten holandeze, Renee Hartevelt në banesën e tij.

Ai fillimisht e kishte gjuajtur në qafë, e kishte përdhunuar, e pastaj ia kishte ngrënë pjesët trupit për ditë me radhë.

Japonezi më pas ishte munduar që t’ia hidhte pjesët e mbetura të turpit në parkun Boius de Boulogne por ishte arrestuar ditë më pas.

Sidoqoftë, dy vjet më vonë ai ishte rikonsideruar nga ekspertët mjekësorë francezë si mendërisht i padenjë për ‘tu gjykuar dhe ishte deportuar në Japoni një vit më vonë.

Familja e Hartveltit kishin kërkuar që autoritetet japoneze ta mbanin në burg por ata e kishin vlerësuar atë si mendërisht të shëndoshë porse me një anomali në karakter për të cilën nuk nevojitej hospitalizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat