Iraku ka djegur gjashtë tonë drogë – më së shumti në 10 vjetët e fundit

Azia

Iraku ka djegur gjashtë tonë drogë – më së shumti në 10 vjetët e fundit

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 17:27
Foto nga vendi i ngjarjes

U dogjën 350 kilogramë kokainë dhe 54 milionë pilula, nga të cilat pesë milionë kaptagon.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike të sekuestruara në pikat kufitare dhe në vende të tjera në Irak, disa prej të cilave ishin ruajtur prej disa vitesh.

Pjesa më e madhe e drogës së shkatërruar e ka origjinën nga Irani, Libani dhe Siria.

Zyrtarët qeveritarë, të veshur me kostume të bardha mbrojtëse dhe maska, derdhën drogën në një gropë të hapur në rërë.

Forcat e sigurisë publikojnë pothuajse çdo ditë informacione për kapje të reja droge dhe arrestime të tregtarëve.

Zonat në kufi me Iranin janë bërë rrugë kryesore për bandat e drogës për të transportuar drogë, duke përfshirë metamfetaminën kristal.

Edhe pse disa banda përdorin Irakun si një pikë tranziti, vendi është përballur me një shpërthim të vërtetë të shitjeve dhe konsumit të drogës në vitet e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat