Dronët e Koresë së Veriut futen në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut

Azia

Dronët e Koresë së Veriut futen në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Koreja e Jugut ka ngritur në ajër aeroplanët dhe helikopterët luftarakë – duke shkrepur disa plumba paralajmërues pasi që fluturaket pa pilot të Koresë së Veriut kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore, ka njoftuar ushtria jugkoreane.

“Ushtria e Seulit ka përcjellë dronët që kishin kaluar linjën e demilitarizuar, dhe janë vërejtur duke fluturuar në qytetin perëndimor Gimpo rreth orës 10:25”, thuhet në kumtesën e ushtrisë jugkoreane.

Aeroplani ushtarak i ushtrisë jugkoreane KA-1 është rrëzuar pak momente pasi ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Wonju në lindje të vendit, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Të dy pilotët kanë arritur t’i shpëtojnë më të keqes, duke u katapultuar para se të përfundonte në tokë fluturakja e tyre. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut, ka njoftuar se fluturimet nga aeroportet Incheon dhe Gimpo u pezulluan pas një kërkese nga ushtria.

Pezullimi hyri në fuqi në orën 13:08 me kohën lokale në Gimpo dhe në orën 13:22 në Incheon. Ajo zgjati rreth një orë, domethënë hapësira ajrore u hap rreth orës 14:10, tha një zyrtar i ministrisë për Reuters. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat