Reuters: Një rimëkëmbje e fortë ekonomike për Kinën është përpara

Azia

Reuters: Një rimëkëmbje e fortë ekonomike për Kinën është përpara

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:41
Kina

Aktualisht, në Kinë, fluksi i njerëzve nga qarqet e biznesit është rritur, tregu kulturor dhe i turizmit është zgjeruar dhe projektet madhore në shumë fusha kanë nisur intensivisht… “Kina në lëvizje” është rikthyer. Sipas ekonomistëve të cituar nga “Reuters”: “Një rimëkëmbje e fortë ekonomike është përpara.”

Të dhënat tregojnë se në vitin 2020, përdorimi real i investimeve të huaja nga Kina u rrit me 6.2% krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2021, kjo normë rritjeje parashikohet të shkojë në 14.9 %, duke e kaluar për herë të parë pragun prej 1 trilion juanësh dhe duke vendosur një rekord të ri historik. Në 11 muajt e parë të vitit 2022, përdorimi real i investimeve të huaja nga Kina e ka tejkaluar nivelin e të gjithë vitit 2021, me një rritje prej 9.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të atij viti. Kjo tregon se tregu kinez ka pasur gjithmonë një “forcë tërheqëse magnetike” për kapitalin e huaj.

Ajo që tërheq investimet e huaja janë epërsitë e pazëvendësueshme të zinxhirit industrial të Kinës. Sipas listës së furnizuesve të “Apple” për vitin financiar 2021 të publikuar në tetor 2022, 150 nga rreth 190 prej këtyre kompanive furnizuese kanë fabrika në Kinën kontinentale. Jo shumë kohë më parë, “Zeiss”, një lider global në industrinë optike dhe optoelektronike, hodhi gurin e themelit për projektin e vet të ri të kërkim-zhvillimit dhe bazës së prodhimit në Parkun Industrial të Suzhou-t. Xie Lei, kryezyrtari operacional i degës së kësaj kompanie në Kinë, tha: “Në thelb, brenda 200 kilometrave, 80 % e furnizuesve mund të bëhen partnerë të mirë.” Përparësitë mbështetëse të zinxhirit industrial të pjekur të Kinës janë një nga arsyet e rëndësishme për investimin e “Zeiss”.

Fabrika e parë e projektit bazë të integruar të BASF-it në provincën Guangdong u vu zyrtarisht në punë, projekti i përmirësimit në shkallë të gjerë të bazës së prodhimit të kompanisë së automjeteve “BMW Brilliance” u hap zyrtarisht në Shenyang dhe Grupi “Panasonic” transferoi më shumë segmente biznesi, si prodhimi dhe shitja e pajisjeve të zinxhirit frigoriferik, në Kinë… Investimet e huaja në Kinë janë përshpejtuar kohët e fundit duke u bazuar në supertregun e Kinës me më shumë se 1.4 miliardë banorë, në faktin që në Kinë janë të gjitha kategoritë industriale të klasifikimit industrial të Kombeve të Bashkuara, në risitë që janë forca kryesore që udhëheq zhvillimin e Kinës, në hapjen e nivelit të lartë të Kinës dhe në perspektivën e zhvillimit të Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat