Kina “hakmerret”, bllokon vizat për Korenë e Jugut dhe Japoninë

Azia

Kina “hakmerret”, bllokon vizat për Korenë e Jugut dhe Japoninë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Kina ka ndaluar lëshimin e vizave afatshkurtra për individë nga Koreja e Jugut dhe Japonia si hakmarrje për kufizimet e Covid-it ndaj udhëtarëve kinezë.

Pekini thotë se pauza për vizat e Koresë së Jugut do të mbetet në fuqi derisa të hiqen kufizimet “diskriminuese” të hyrjes kundër Kinës.

Japonia dhe Koreja e Jugut nuk janë të vetmet vende që vendosin kërkesa për hyrje për udhëtarët nga Kina, ku rastet e Covid janë në rritje, por masat e tyre janë ndër më të rreptat.

Javën e kaluar, Koreja e Jugut ndaloi lëshimin e vizave turistike për ata që vijnë nga Kina, të cilat ministria e jashtme kineze i quajti “të papranueshme” dhe “joshkencore”.

Japonia, ndërkohë, aktualisht po lejon vizitorët kinezë të hyjnë në vend – me kusht që të rezultojnë negativë për Covid. Kjo është e ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, por Japonia gjithashtu po kufizon fluturimet nga Kina në disa qytete japoneze.

Ambasadat e Pekinit në Seul dhe Tokio konfirmuan kufizimet e reja të vizave për vizitorët në Kinë.

Kina rihapi kufijtë e saj të dielën për herë të parë që nga marsi 2020 si pjesë e heqjes së politikës së saj “zero-Covid” .

Duke reaguar ndaj kufizimeve të fundit të vizave të Kinës, ministria e jashtme e Koresë së Jugut i tha BBC-së se politika e saj ndaj ardhjeve nga Kina ishte “në përputhje me provat shkencore dhe objektive”.

Sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut, rreth një e treta e të gjithë të ardhurve nga Kina rezultuan pozitive për Covid përpara se të vendoseshin kufizimet e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat