Kim Jong Un: Do të ekzekutohet çdo person që shikon pornografi

Azia

Kim Jong Un: Do të ekzekutohet çdo person që shikon pornografi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:04
Kim Jong Un

Skuadrat e reja sekrete të Kim Jong Un do të ekzekutojnë këdo që shikon pornografi nën përpjekjet e diktatorit të Koresë së Veriut.

Zbatuesit po punojnë për të eliminuar televizionet e huaja, prerjet e flokëve dhe madje edhe festat e ditëlindjeve. Skuadrat, të njohura si ‘gruppa’ ose ‘grupe jo socialiste’, janë ngarkuar nga Pheniani për të ndjekur shkeljet e ideologjisë zyrtare të Partisë Komuniste.

“Grupet funksionojnë si një mjet i fshehur, i cili përdoret nga qeveria për të arritur objektivat e tyre përfundimtarë të mbikëqyrjes kudo dhe aftësisë për të mbikëqyrur plotësisht çdo banor”, ka treguar një burim që ka arritur të largohet mga vendi.

Mediat e huaja, veçanërisht çdo gjë që konsiderohet si ‘perëndimore’, është rreptësisht e ndaluar në Korenë e Veriut. Kjo ëhstë mënyra e diktatorit për t’i “larë trurin” popullsisë së tij për të mbështetur padiskutim Kim Jong Un dhe regjimin e tij në pushtet. Çdo mospajtim dënohet ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat