Sulm në Jerusalemin Lindor, shtatë persona të vdekur

Azia

Sulm në Jerusalemin Lindor, shtatë persona të vdekur

Më: 28 janar 2023 Në ora: 08:05
Jerusalem

Shtatë persona u vranë të premten (27 janar) pas një sulmi të aramtosur në një sinagogë në Jerusalemin Lindor. Të paktën tre persona të tjerë u plagosën.

Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov të qytetit rreth orës 20:15 me orën lokale.

Policia e përshkroi sulmuesin si "terrorist".

Duke folur në vendngjarje, komisioneri i policisë izraelite, Kobi Shabtai e quajti atë "një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit".

Policia informoi se oficerët e qëlluan për vdekje sulmuesin.

Grupet militante palestineze vlerësuan sulmin, por nuk thanë se një nga anëtarët e tyre ishte përgjegjës.

Sulmi u festua nga palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës me mitingje dhe shpërndarje ëmbëlsirash.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist, shkruan BBC.

Presidenti Joe Biden bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ofroi të gjitha "mjetet e duhura të mbështetjes", njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Menjëherë pas incidentit, Netanyahu vizitoi vendin, ashtu si edhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat