Mjekët pa Kufij hyjnë në zonën e tërmetit në Siri

Azia

Mjekët pa Kufij hyjnë në zonën e tërmetit në Siri

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:54
Mjekët pa Kufij

Organizata bamirëse mjekësore “Mjekët pa kufij” (MSF) tha se një kolonë prej 14 kamionësh të saj kishte hyrë në veriperëndim të Sirisë të dielën për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit nga tërmeti, ndërsa shqetësimet rriten për mungesën e qasjes në zonën e shkatërruar nga lufta.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka ushtruar presion ndaj autoriteteve në atë rajon të Sirisë që të ndalojnë bllokimin e aksesit teksa kërkon të ndihmojë qindra mijëra njerëz pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit .

Duke folur për Reuters në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të shtunën, drejtori i WFP, David Beasley tha se qeveritë siriane dhe turke kishin bashkëpunuar shumë mirë, por se operacionet e saj po pengoheshin në Sirinë veriperëndimore.

Agjencia javën e kaluar tha se po mbaronte stoqet atje dhe bëri thirrje që të hapen më shumë pika kufitare nga Turqia.

Në Sirinë, tashmë të shkatërruar nga më shumë se një dekadë e luftës civile, pjesa më e madhe e viktimave ka qenë në veriperëndim. Zona kontrollohet nga kryengritësit në luftë me forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad, gjë që ka komplikuar përpjekjet për të marrë ndihmë për njerëzit.

Ndërkohë, përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti po mbylleshin të dielën

“A do të luteni për të gjetur një trup të pajetë? Ne po…për t’ia dorëzuar trupin familjes,” tha operatori i buldozerit Akin Bozkurt teksa makina e tij godiste me thua rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin e Kahramanmaras.

“Ju e gjeni një trup nën tonelata rrënojash. Familjet po presin me shpresë,” tha Bozkurt. “Ata duan të kenë një ceremoni varrimi. Ata duan një varr.”

Kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), Yunus Sezer, tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të përfundojnë kryesisht të dielën mbrëma.

Më shumë se 46,000 njerëz janë vrarë pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Numri pritet të rritet, me rreth 345,000 apartamente në Turqi që dihet se janë shkatërruar dhe shumë njerëz ende të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat