Kina do të publikojë dokumentin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Azia

Kina do të publikojë dokumentin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 19:27
Wang Wenbin

Pekini ka mohuar sot pretendimet amerikane se po mendon për të armatosur Rusinë për konfliktin e saj në Ukrainë, dhe përsëriti thirrjet dialog me qëllim mbylljen e konfliktit.

Dje sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Pekini “po merr në konsideratë dhënien e ndihmës ushtarake Rusisë”, por kjo u refuzua nga zëdhënësi i Pekinit, Wang Wenbin.

“Janë Shtetet e Bashkuara dhe jo Kina që pa ndalim dërgojnë armatime në fushëbetejë, prandaj ne i nxisim ata të reflektojnë mbi veprimet e tyre”, tha Wenbin.

“SHBA duhet të bëjë më shumë për lehtësimin e situatës, promovimin e paqes dhe jo hedhjen e fajit apo përhapje dezinformacioni”, tha përfaqësuesi i ministrisë së jashtme kineze për mediat.

Pekini është pozicionuar si neutral në konfliktin e Ukrainës por ka ofruar ndihmë diplomatike për aleatin e saj Rusinë.

“Komuniteti ndërkombëtar e ka të qartë se cilët po përpiqen për paqen e dialogun, dhe cilët po i hedhin benzinë zjarrit, duke inkurajuar opozicionin”, tha Wang duke përsëritur mbështetjen për propozimin kinez të paqes.

Dje Kina tha se do të publikojë propozimin e saj për zgjidhjen e konfliktit, pasi vendi mban vetëm anën e dialogut”.

Akuzat e Blinken vijnë pas tensioneve të fundit me Kinën prej rrëzimit në territor amerikan të asaj që Uashongtoni tha se ishte “një ballon kinez spiunazhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat