Vijojnë tensionet në Izrael, përplasje mes policisë dhe banorëve

Azia

Vijojnë tensionet në Izrael, përplasje mes policisë dhe banorëve

Më: 1 mars 2023 Në ora: 21:39
Izrael

Situatë në Izrael vijon të mbetet e tensionuar, pasi Në Tel Aviz ka pasur tensione midis banorëve vendas dhe policisë.

Të dyja palët janë përplasur me njëra-tjetrën, pas protestës që zhvilluan kundër programit të reformës gjyqësore të qeverisë.

Një reformë e diskutueshme gjyqësore që po debatohet aktualisht nga parlamenti izraelit shkaktoi protesta masive, pas kundërshtimit që izraelitët kishin. Një turmë protestuesish bllokuan rrugët në kryeqytetin izraelit dhe policia përdori granata për t’i shpërndarë.

Situata në Izrael është përshkallëzuar në mënyrë alarmante ditët e fundit. Dy izraelitë u qëlluan për vdekje nga një palestinez nga fshati, ngjarje e cila u pasua me revolta masive.

Deri më tani numri i viktimave për këtë fillim vit ka arritur në katërmbëdhjetë, ndërsa vitin e kaluar ishin tridhjetë e dy për gjithë vitin.

Trazirat shpërthyen gjithashtu pranë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës, me ushtarë që plagosën tre protestues. Protesta të ngjashme u zhvilluan të mërkurën e kaluar në Nablus.

Forcat speciale izraelite shkuan atje për të arrestuar disa terroristë të kërkuar, por u sulmuan nga persona të armatosur dhe ushtarët, të cilët vranë 11 palestinezë dhe plagosën njëqind të tjerë në vetëmbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat