Shtatë të vrarë dhe shumë tjerë të bllokuar nga një ortek bore në Indi

Azia

Shtatë të vrarë dhe shumë tjerë të bllokuar nga një ortek bore në Indi

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën shtatë turistë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë dyshohet se janë bllokuar si pasojë e një orteku të madh të ndodhur në Indi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se incidenti ndodhi rreth orës 12:20 pasdite pranë Nathu La, i cili është një vend i njohur turistik dhe ndodhet në një lartësi prej 4,310 metrash mbi nivelin e detit, afër kufirit Indi-Kinë në Sikkim.

Ndërkohë sipas zyrtarëve në Indi, rreth 30 persona u plagosën në incidentin në shtetin e vogël malor.

Ndërkaq 22 persona janë shpëtuar deri më tani dhe janë dërguar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat